Merrpune Rreth nesh

Rreth nesh

Merrpune është portali i specializuar që ndërlidh qytetarët, kompanitë dhe organizatat me profesionistë të mbi 30 kategorive profesionale. Merrpune është ndërlidhësi i përkryer i mjeshtrave të profesionit me kompani të besueshme të shërbimeve të tregut kosovar. Në këto shërbime përfshihen përkujdesja dhe mirëmbajtja e shtëpive, zyrave apo çfarëdolloj ambienti tjetër; ndërhyrja për riparime, etj. Merrpune.com përbëhet nga një ekip pune tejet i motivuar për t’ju sjellë një shërbim që prej kohësh i mungon tregut kosovar.

Kontakti me kompanitë profesionale të shërbimit

Gjetja e kompanive profesionale të shërbimit kërkon kohë dhe mund, kësisoj Merrpune e bën këtë për ju.

Çfarë zotohet të bëjë Merrpune për ju?

Ne komunikojmë me kompanitë e verifikuara që ofrojnë këto lloj shërbimesh në treg, duke ju ofruar qasje të shpejtë ndaj informacionit të siguruar prej tyre. Për ju mbetet të përzgjidhni kompaninë që përmbush kërkesat tuaja – si në çmim, ashtu edhe në cilësi!