Merrpune Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta

Pse ekziston Merrpune?

Merrpune lehtëson kërkimet për ju pasi janë kompanitë e shumta që konkurrojnë për ju, kësisoj nuk ju duhet të kontaktoni direkt një biznes. Gjithçka duhet të bëni është të përshkruani fillimisht punën dhe të prisni që kompanitë t'ju kontaktojnë.

Pse është falas përdorimi i Merrpune?

Merrpune vjen falas për ju pasi ne faturojmë vetëm kompanitë e gatshme për t'iu përgjigjur shpalljeve të punës që ju dhe përdoruesit e tjerë krijoni çdo ditë.

Pse Merrpune ka nevojë për të dhënat e mia?

Ne kemi nevojë për të dhënat tuaja (adresë, nr. telefoni, etj.) në mënyrë që të dërgojmë punën (kërkesën) tuaj te kompanitë më të përshtatshme që veprojnë në qytetin tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se kompanitë shohin të dhënat tuaja vetëm pasi ata zgjedhin kërkesën tuaj.

Çfarë ndodh pas dërgimit të kërkesës?

Pasi kërkesa të jetë dërguar, do të miratohet nga ne. Pas miratimit ne ia dërgojmë kompanive përkatëse që mund t'i përgjigjen kësaj kërkese. Ju më pas do të njoftoheni për ofertën përmes postës elektronike ose telefonit.

Nga sa kompani mund të pres përgjigje?

Numri i kompanive që përgjigjen varet nga lloji i punës që postoni dhe vendndodhja juaj. Mesatarisht, një kërkesë në Merrpune merr përgjigje nga tri kompani.

A detyrohem të paguaj nëse kryej një kërkesë?

Jo, ju jeni të lirë të zgjidhni nëse doni të përdorni një nga kompanitë që ju përgjigjen ose jo. Mos harroni të kontrolloni vlerësimet e kompanisë ose referencat e mëparshme përpara se të zgjidhni një biznes. Ne gjithashtu rekomandojmë të gjithë përdoruesit tanë të lidhin kontratë me kompaninë e përzgjedhur.