Merrpune Si funksionon Merrpune?

Si funksionon Merrpune?

Merrpune.com ndihmon konsumatorët, kompanitë dhe profesionistët të gjejnë njëri-tjetrin.

Për individët privatë

Përpiloni një kërkesë dhe lidhuni me kompanitë e shërbimit. Stafi ynë kontrollon dhe verifikon nëse kompanitë janë taksapagues të rregullt në Kosovë përpara se ju t’i zgjidhni për marrjen e shërbimeve, gjë e cila shton sigurinë e zgjedhjes suaj.

Si të përpiloni një kërkesë

Në kutinë e kërkimit ju përshkruani shërbimin për të cilin keni nevojë (p.sh. pastrim xhamash), apo problemin që kërkon zgjidhje (p.sh. riparim defekti). Në faqen që ju hapet, plotësoni të dhënat e kërkuara (përshkrimi i detajuar i shërbimit, adresa, kontaktet, etj.). Nëse do të jetë e mundur, ju do të merrni përgjigje brenda ditës nga kompanitë paraprakisht të verifikuara të shërbimit.

Një kërkesë e juaja gjeneron deri në 5 përgjigje nga kompanitë që shprehin gatishmëri ofrimi shërbimi.

Vlerësimi mbetet në dorën tuaj. Ju mund t’i krahasoni, të shihni referencat dhe vlerësimet e kaluara.

Ky shërbim përmbushet brenda 24 orëve nga dërgimi i kërkesës suaj. Tërësisht falas.